LNjë nga problemet e diskutuara më shumë së fundi, ajo se berisha mund të ketë shumicën po basha ka vulën është zgjidhur përmes delegatëve të kuvendit të mbajtur këtë dhjetor.
Ata kanë ngritur dorën duke miratuar nennin 8 të statutit i cili e bën PD-në me një vulë të re, e cila kthehet tek simbolet e vjetra (shiko foton poshtë).
Kjo vulë e re e dalë nga kuvendi me 4934 anëtarë i heq të drejtën Bashës dhe kryesisë së PD për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të humbi përpos shumicës edhe simbolin. Ky qe një ndër 67 nenet e ndryshuara të statutit që kuvendi 11 dhjetorit miratoi me shumicë.