Kupa e Botës 2022

Surpriza e radhës në Katar, Japonia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë

11/23/2022 16:07
nga:Mergim Rreci

Japonia e ka shkaktuar befasinë e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Gjermania ishte “viktimë” e japonezëve të cilët u këndellën në pjesën e fundit të ndeshjes, duke i shënuar dy gola për të përmbysur gjithçka

Për Gjermaninë shënoi Gundogan nga penalltia, ndërsa mysafirët tundën rrjetën me Roan dhe Asano.

Si përfundim, ky triumf i ngazëlleu shumë japonezët që kujdesën për një surprizë tjetër. /Lajmi.net/