Lajme

Supremja e refuzon si të pabazuar ankesën e Vetëvendosjes për Prizrenin

12/03/2021 15:55
nga:M K

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Vetëvendosjes të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Prizrenit.

Gjykata thotë se ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë në zyrat e postës publike që sipas ligjit dita e dorëzimit me postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar.

“Gjykata e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”.

31 të arrestuar në 8 komuna – Prokuroria shpalos detaje nga aksioni i sotëm për rastin “Subvencioni 2021”