Lajme

Supozojnë se u shkarkuan pa të drejtë, mjekët kosovarë padisin Komisionin Disiplinor të QKUK-së

10/29/2021 12:42
nga:M K

Tre mjekë kosovarë, supozojnë të jenë shkarkuar pa të drejtë.

Këtë e konfirmoi avokati i tyre përmes padisë së paraqitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, përcjell GazetaBlic.

Përfaqësuesi i mjekëve, Basri Sejdiu, Luljeta Durmishi – Maqedonci dhe Agron Qerimit, pandeh se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka thyer dispozitat ligjore me vendimin për shkarkimin e personave të lartëcekur.

Më poshtë edhe dokumenti, bashkë me padinë e plotë dhe pa ndërhyrje.

PROKURORISË THEMELORE NË PRISHTINË DEPARTAMENTIT PËR KRIME TË RËNDA

Të dëmtuarit/Paraqitësit e njoftimit:
Dr. Basri Sejdiu, Dr. Luljeta Durmishi-Maqedonci, dhe Dr. Agron Qerimi, të cilët tutje sipas autorizimit do te i përfaqëson av. Florim H. Shefqeti nga Prishtina, rr: ”Fehmi Agani,, nr. 79/8, (tutje referuar si “Njoftuesit/Të dëmtuarit” )

DATË: 25 Tetor 2021

Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 dhe neni 80 paragrafi 1 të Kodit Nr. 04/L-123 për Procedurën Penale i Republikës së Kosovës (tutje referuar si “Kodi për Procedurën Penale”) paraqet këtë :

NJOFTIM
Për
Kryerjen e Veprave Penale

kundër

Komisionit Disiplinor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ,

1. Z. Shpend Haxhibeqiri,
2. Znj. Violeta Grajçefci
3. Znj. Jehona Vasolli
4. Znj. Zana Morina
5. Z. Artan Ahmetaj
6. Z. Rifat Brahimaj

SEPSE:

I. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje dhe në koordinim të plotë dhe të përbashkët, duke qenë në dijeni dhe të vetëdijshem për pengesat dhe ndalesat ligjore nga Ligji për Sinjalizuesit neni 18 që paraqet ndalesë apsolute për të dëmtuar tani të dëmtuarit dhe në Kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik neni 46 kanë bërë shqiptimin e dëmit/masës disiplinore duke bërë keqpërdorimin e detyrës zyrare dhe duke bërë fshehjen/falsifikimin e provave, ashtu që fillimisht kanë bërë prerjen/ndërrhyrjen/ elimimin e provës së nxjerrë në shqyrtim disiplinor të datës 16.09.2021 ku është bërë ingjizimi në vend të procesveralit dhe të njëjtin e kanë fshirë në mënyrë të pa autorizuar.

– Me këtë ka kryer veprën penale Manipulimi me prova nga neni 389 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.

II. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bazhkëkryerje kanë inicuar dhe zhvilluar procedurën disiplinore në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, nenet 44, 45,46,47,48, dhe pastaj kanë bërë falsifikimin duke përpiluar dhe nënshkruar procesverbalin e seancës së datës 16.09.2021 ashtu që kanë bërë votimin për masen disiplinore ende pa përfunduar seanca disiplinore kundër të dëmtuarëve,ashtu që kanë nxjerrë vendimet me numër 6361 të datës 20.09.2021, vendimin 6362 datë 20.09.2021, vendimin 6364 datë 20.09.2021, të shqiptimit të masës së ndalimit të ngritjës në detyre dhe ndalimit të ngritjës së pagës në periudhen kohore prej 5 vite. Këtë në tërsi në mungesë të provave gjë që vërtetohet nga Vendimet e Komisionit për Ankesa vendimit të Komisionit për Ankesa nr. 6491/3 datë 14.10.2021, vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021 dhe vendimit vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021. Në këtë mënyrë është bërë keqpërdorimi i detyrës zyrtare duke bërë tejkalimin e kompetencave dhe autorizimeve në procedurën administraitve/disiplinore.

– Me këtë kanë kryer veprat penale nga Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.

III. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit nuk kanë respektuar Ligjin për Qasjen në Dokumente Publike duke mos dhënë/ofruar provat, dhe atë procesverbalin me shkrim të datës 15.092021, procesverbalin me shkrim të datës 16.09.2021 dhe audio-ingjizimin e seancës së datës 16.09.2021 pavarësisht kërkesave të përseritura dhe në këtë mënyrë të dëmtuarit nuk kanë arritur të sigurojnë këto prova në atë mënyrë që u ka kaluar afati i paraqitjës së ankesës, në mungesë të këtyre provave, duke qenë se vendimi u është dorëzuar më datë 20.09.2021 ndërsa të dëmtuarit kanë paraqitur ankesë më datë 29.09.2021 dhe audio-ingjizimi nuk iu është dhënë asnjëher i plotë, ndërsa një pjesë etij u është dhënë vetëm më datë 13.10.202, konkretisht më datë 19.10.2021. duke mos respektuar afatin ligjor sipas nenit 11 dhe 12 të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike sipas kërkesës së datës 22.09.2021.

– Me këtë kanë kryer veprat penale nga Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtarenga neni 386 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.

IV. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë bërë falsifikimin e dokumenteve, sepse kanë bërë hartimin, shkrimin e të dhënave në procesverbal të datës 16.09.2021, duke bërë përpilimin e dokument të falsifikuar procesverbalit të datës 16.09.2021 dhe duke, ndryshuar dokumentin origjinal, procesverbalin e seancës së datës 16.09.2021 me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, me qëllim të arsyetimit të gjoja deklarimeve që do të arsyetonin vendimin e nxjerrë për shqiptimin e masës disiplinore.

– Me këtë kanë kryer veprat penale nga Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.

V. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë bërë legalizimin e përmbajtjës së pavërtetë, kur në procesverbalin e datës 16.09.2021 kanë shënuar deklaratën e znj. Zana Morina gjojase në shqyrtimin disiplinor ka dhënë deklarime për përgjegjësinë e tani të dëmtuarëve, ashtu që ajo në prezencën tonë nuk është dëgjuar të jetë deklaruar për këtë qështje.

– Me këtë kanë kryer veprat penale nga Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 395 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës

Arsyetim

1. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe të plotë dhe të përbashkët, duke qenë në dijeni dhe të vetëdijshem për pengesat dhe ndalesat ligjore nga Ligji për Sinjalizuesit neni 18 që paraqet ndalesë apsolute për të ju shkaktuar pasoja dhe dëmë tani të dëmtuarit dhe në Kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik neni 46 kanë bërë zhvillimin e procedurës disiplinore, duke shqyrtuar fletëparaqitjen e paraqitur nga z. Brahimaj e I cili nuk ishte epror i tani të dëmtuarëve, dhe të pandehurit kanë bërë shqiptimin e dëmit/masës disiplinore në ndalimin e ngritjës në detyre dhe ndalimin e ngritjës në pagë në periudhën prej 5 vite për të dëmtuarit z. Sejdiu dhe z. Qerimi ndërsa për znj Maqedonci ndalimin në pagë, duke bërë keqpërdorimin e detyrës zyrare dhe duke bërë fshehjen/falsifikimin e provave, ashtu që fillimisht kanë bërë prerjen/ndërrhyrjen/ elimimin e provës së nxjerrë në shqyrtim disiplinor të datës 16.09.2021 ku është bërë ingjizimi në vend të procesveralit dhe të njëjtin e kanë fshirë në mënyrë të pa autorizuar.

2. Z. Rifat Brahimaj ka paraqitur fletëparaqitje disiplinore e kjo duke mos respektuar Ligjin për Zyrtarët Publik neni 44, 45. 46, 47 dhe 48 par 2 e të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me këto mungesa ligjore sepse përfaqësuesi i tani të dëmtuarëve i kishte njoftuar përmes kërkesës së dorëzuar të pandehurëve më shkrim më datë 03.09.2021. ligjit dhe rregulorës procedura disiplinore kërkohet që të fillohet nga mbikqyrësi i drejtëpërdrejtë dhe nuk mund të inicijohet nga personi si në rastin konkret sepse në këtë mënyrë paraqet ndërhyrje direkte në detyrat dhe kompetencat ligjore të mbiqkyrësit të drejtëpërdrejtë ashtu siq përcaktohet edhe me ligjin për zyrtarët Publik por edhe me rregulloren në fjale.

3. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer vepren penale të falsifikimit duke përpiluar dhe nënshkruar procesverbalin e seancës së datës 16.09.2021, sipas vullnetit dhe përshtatjës së tyre e duke konstatuarr të pa vërteta dhe duke mos bërë konstatime të të vërtetave dhe deklarimëve, ashtu që kanë bërë votimin për masen disiplinore gjatë kohëzgjatjës së seancës disiplinore, respektivisht ende pa përfunduar seanca disiplinore kundër të dëmtuarëve, ashtu që kanë nxjerrë vendim të shqiptimit të masës së ndalimit të ngritjës në detyre dhe ndalimit të ngritjës së pagës në periudhen kohore prej 5 vite.

4. Në rastin konkret z. Brahimaj ka bërë tejkalimin e kompetencave të tij duke bërë shkelje ngase ka ndërmarrë një veprim për të cilin nuk ka kompetencë dhe kjo reflekton ushtrimin arbitrar të detyrave që nuk i takojnë dhe njeherisht do të vlerësohet si shkelje disiplinore që z. Brahimaj ka bërë e këtë kërkojmë që ju si komison për ankesa të trajtoni/procedoni në kompetencë me që haptas është bërë shkelja e cituar më lartë. Këto pretendime komisionit disiplinor i janë paraqitur por fare nuk është bërë vlerësimi i tyre. Kjo perkunder kerkeses se dates 03.09.2021 per te bere hudhjen e fleteparaqitjes disiplinore duke qene se ishte e palejuar. Shtuar kesaj edhe ankesen e dates 29.09.2021 dhe plotesim ankeses se dates 15.10.2021.

5. Znj. Luljeta Durmishi-Maqedonci ka qenë në pushim mjekësor në ditën e mbajtjës së seancës së komisionit disiplinor dhe komisioni ka qenë i njoftuar për këtë qështje, por fare nuk janë kujdesur që të mos bëjnë shkelje në këtë situatë që personin në pushim mjekësor e nënshtrojnë në procedura disiplinore.

6. Komisioni disiplinor, duke vepruar me nguti, nuk e ka respektuar e as nuk i është referuar pretendimit të tani ankuesëve se Liria e shprehjës është kategori kushtetuese e njeherisht e garantuar me nenin 40 të Kushtetutës së Kosovës.

7. Kjo e drejte elementare është e garantuar edhe me Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut neni 10, shtuar kësaj faktin që personat ndaj të cilëve është pretenduar inicimi i procedurës kanë bërë deklarimin në emer të tyre e jo në emeer të institucionit.

8. Kjo e drejtë është e garantuar edhe me deklaraten evropiane për të drejtat e njeriut e cila në nenin 18 e garanton këtë të drejtë si dhe përmes nenit 19 ku përcakton se Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë. Më qka vërehet qartë se kjo e drejtë është ekskluzive dhe si të tillë nuk mund të ketë cënim apo kufizim .

9. Nga analizimi i procesverbalit, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisionit Disiplinor, në faqen 2 (dy) të tij përmban Konstatime të votimit të Komisionit Disiplinor për llojin dhe lartësinë e masës disiplinore, kjo duke qenë që ende nuk kishte përfunduar seanca disipliore, shih faqe 3 të procesverbalit, ku përfaqësuesi i të paraqiturëve ende nuk kishte bërë dhënjën e fjalës përfundimtare. Në këtë mënyrë, është bërë paragjykimi, vendosja për masën disiplinore duke mos qenë i përfunduar fare seanca disiplinore.

10. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit nuk kanë respektuar Ligjin për Qasjen në Dokumente Publike duke mos dhënë/ofruar provat, dhe atë procesverbalin me shkrim të datës 15.092021, procesverbalin me shkrim të datës 16.09.2021 dhe audio-ingjizimin e seancës së datës 16.09.2021 pavarësisht kërkesave të përseritura dhe në këtë mënyrë të dëmtuarit nuk kanë arritur të sigurojnë këto prova në atë mënyrë që u ka kaluar afati i paraqitjës së ankesës, në mungesë të këtyre provave, duke qenë se vendimi u është dorëzuar më datë 20.09.2021 ndërsa të dëmtuarit kanë paraqitur ankesë më datë 29.09.2021 dhe audio-ingjizimi nuk iu është dhënë asnjëher i plotë, ndërsa një pjesë etij u është dhënë vetëm më datë 13.10.202, konkretisht më datë 19.10.2021. duke mos respektuar afatin ligjor sipas nenit 11 dhe 12 të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike sipas kërkesës së datës 22.09.2021.

11. Në raport me mos dhënjën e audio-ingjizimit, kanë të bëjnë me deklarimet e ushtruesit të fletëparaqitjës, z. Brahimaj, përgjigjet e tij në pyetjet e Komisionit, dhe avokatit të të paraqiturëve, por edhe në pyetjet që nga anëtarë të komisionit në mënyrë kundërligjore i janë drejtuar avokatit. Dhe përfundimisht nuk është konstatuar fjala përfundimtare e palëve. Ashtu që jënë bërë cënime të përmbajtjës së vërtetë të procesverbalit dhe nuk është përshkrimi i të vërtetës materiale.

12. 1.2 Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore, Neni 10: Liria e Shprehjes, 1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë.

13. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë bërë falsifikimin e dokumenteve, sepse kanë bërë hartimin, shkrimin e të dhënave në procesverbal të datës 16.09.2021, duke bërë përpilimin e dokument të falsifikuar procesverbalit të datës 16.09.2021 dhe duke, ndryshuar dokumentin origjinal, procesverbalin e seancës së datës 16.09.2021 me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, me qëllim të arsyetimit të gjoja deklarimeve që do të arsyetonin vendimin e nxjerrë për shqiptimin e masës disiplinore. Nga Analizimi i vendimit të Komisionit për Ankesa nr. 6491/3 datë 14.10.2021, vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021 dhe vendimit vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021 ku janë bërë nxjerrje e dy vendimeve me të njëjtin numër, vërtetohet që në pjesën e arysyetimit të tij është konstatuar që Komisioni Disiplinor duke keqpërodurur detyren zyrtare ka nxjerrë vedimin sepse Komisioni për Ankesa ka konstatuar, citoj:” Komisioni Disiplnor nuk arriti të arsyetoj masën e shqiptuar disiplnore (ndalimi i avancimit në detyrë përfshirë këtu edhe ndalimin e ngritjës së pagës në periudhën 5 vjet) Në mungesë të provave të faktuar” që vërteton që asnjë provë nuk ishte e faktuar.

14. Ky audio-Ingjizim është më ndëprerje dhe specifikisht ka eliminuar pyetjen e përfaqësuesit të të paraqiturëvë, kur decidivisht është në pyetjen e përfaqësuesit të të paraqiturëve znj. Maliqi kishte deklaruar që; të paraqiturit nuk kanë patur detyrim të marrin leje për paraqitje në mëdija, e ky konstatim fare nuk është konstatuar as në procesverbal e as në audio-ingjizim/nuk na është ofruar.

15. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë bërë legalizimin e përmbajtjës së pavërtetë, kur në procesverbalin e datës 16.09.2021 kanë shënuar deklaratën e znj. Zana Morina gjojase në shqyrtimin disiplinor ka dhënë deklarime për përgjegjësinë e tani të dëmtuarëve, ashtu që ajo në prezencën tonë nuk është dëgjuar të jetë deklaruar për këtë qështje. Vlerësojmë që znj. Morina nuk ka bërë deklarim lidhur më përgjegjësinë e tani të dëmtuarëve dhe shkrimi dhe nënshkrimi i këtij procesverbali paraqet përmbushjen e elementeve të veprës penalë të legalizimit të përmbajtjës së pavërtetë.

Të pandehurit këto vepra penale i kanë kryer në bashkëkryerje dhe gjatë hetimëve mund të zbulohen edhe prova të tjera dhe të pandehur të tjerë.

– Me këtë kanë kryer veprat penale:
– Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414,
– Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 395,
– Manipulimi me prova nga neni 389,
– Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390, dhe
– Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtarenga neni 386.

Të bëhet analizimi i dokumentacionit dosjës së lëndës disiplinore,
Të merren në pyetje:
Të pandehurit ,
Z. Shpend Haxhibeqiri,
Znj. Violeta Grajçefci
Znj. Jehona Vasolli
Znj. Zana Morina
Z. Artan Ahmetaj
Njoftuesit e vepres penale,
Të pandehurit”.
z. Afrim Gashi në cilësinë e Dëshmitarit,
z. Rifat Brahimaj,
znj. Mirlinda Maliqi, në cilësinë e dëshmitarës,
vendimit të Komisionit për Ankesa nr. 6491/3 datë 14.10.2021, vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021 dhe vendimit vendimi nr. 6491/2 datë 14.10.2021.
vendimet me numër 6361 të datës 20.09.2021, vendimin 6362 datë 20.09.2021, vendimin 6364 datë 20.09.2021
Prandaj, për arsyet e cekura më lartë, për shkak që nuk është kontestuese që të pandehurit me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale si në përshkrim, kërkojmë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që pas shqyrtimit të deklarimeve të këtij nga Penal kallëzimi penal dhe provave të cilat mund ti bashkëngjitura, të nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, provave dhe më pastaj të ngritë aktakuzë kundër të pandehurëve, për veprat penale të Republikës së Kosovës të cekura më lartë dhe vepra te tjera qe mund te zbulohen gjate zbatimit te hetimeve.
Vlerësojmë që veprat penale nga të pandehurit janë kryer edhe në mbeshtetje të personave të tjerë, për të cilet do të deklarohen edhe të pandehurit gjatë marrjës në pyetje nga ana e policisë dhe prokurorisë, vlerësojmë të duhur tentativen e shpalljës së ndonjerit nga ta si dëshmitarë bashkëpunues me qëllim të vërtetimit të plotë dhe më të lehtë të gjendjës faktike.
Në bashkëlidhje gjeni dosjen që ne posedojmë, provat tjera ju lusim ti siguroni nga Komisioni Disiplinor i QKUK.

Paraqitësit e njoftimit për veprat penale

Dr. Basri Sejdiu Dr. Luljeta Maqedonci-Durmishi Dr. Agron Qerimi
_______________ ___________________ ___________________

/GazetaBlic/