Lajme

“Supin” e bën “Supë”, Mushkolaj ironizon me gabimet drejtshkrimore të Hajdarit: Analfabetizëm qeveritar

05/28/2022 12:55
nga:Genita C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me shkrimin e fundit të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ai ka komentuar statusin e saj të fundit në rrjetet sociale për të cilin e quan ‘analfabetizëm qeveritar’, raporton GazetaBlic.

“Shkojmë me pak analfabetizëm qeveritar. Ministrja që “supin” e bën “supë”?‍♂️Plus plot gabime tjera ?”, shkroi Mushkolaj.