Lajme

‘Superpuna’, eksperti i ekonomisë kërkon bashkëpunim qeveri-sektor privat-rini

02/08/2023 12:02
nga:G B

Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa e ka quajtur hap pozitiv këtë vendim të ekzekutivit ani pse ka kërkuar bashkëpunim më të thellë mes qeverisë, sektorit privat e të rinjve.

“Këtë nismë të ndërmarr nga ekzekutivi i vendit e shoh si hap pozitiv për sektorin privat dhe për krijimin e vendeve të reja të punës për te rinjtë e moshave 18-25 vjeç. Me nismat e tilla rininë e integron në tregun e punës dhe e përgatitë për një treg të punës që do të zhvillonte aftësitë e tyre profesionale dhe do të krijohej një pavarësi ekonomike për këta te rinj dhe do të krijonte perspektivë sa do pak për rininë tonë që është pjesa më vitale e shoqërisë. Do të duhej që ditëve në vijim të zhvillohej dhe të forcohej bashkëpunimi edhe ma i madh në mes të qeverisë sektorit privat dhe rinisë, që të zhvillohet një partneritet i ngushtë në mënyrë që rinia ta sheh vetën dhe perspektivën në vendin tone”, ka thënë ai.

Bellaqa ka sugjeruar projekte më të mëdha për të rinjtë që sipas tij janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

Ai ka vlerësuar se hapja e shkollave profesionale dhe trajnimet profesionale janë faktor që do të ndikonin pozitivisht në aspektin ekonomik.

“Sugjerimi im është që edhe në ardhmen të ketë nisma edhe më të mëdha dhe projekte për punësimin e të rinjve shumë më shumë sepse rinia është e tashmja dhe e ardhmja e një kombi dhe një shoqërie, dhe prioritet mbi prioritet është rinia. Të ndahet buxhet edhe më shumë në të ardhmen për punësimin e të rinjve, të hapen shkolla profesionale më shumë dhe të ketë më shumë trajnime profesionale në aspektin ekonomik”, ka shtuar ai për Syri net Kosova.