Sporti

Superliga vazhdon sot me tri duele interesante, vëmendja te derbi, Drita – Llapi

03/04/2023 09:00
nga:E K

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime shumë interesante.

Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kuadër të xhiros së 23’të do të zhvillohet edhe ndeshja më interesante që pritet të jetë ajo mes Dritës dhe Llapit.

Në anën tjetër Gjilani është mysafir i Dukagjinit, kurse Drenica e pret Ferizajn.

/GazetaBlic Sport/