Sporti

Superliga vazhdon sot me dy përballje interesante

04/17/2021 09:28
nga:M K

Java e 29-të në Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot, ku në program do të jenë dy ndeshje interesante.

Njëra nga ndeshjet me rivalitet të fortë pritet të jetë në Gjilan, ku skuadra me të njëjtin emër do të përballet me Llapin.

Ky takim pritet të jetë jetik për të besuarit e Tahir Batatinës, pasi ju duhet fitorja për t’iu shmangur mbijtesës, ndërsa për djelmoshat e Munishit ky takim është vetëm si prestigj pasi në tabelë gjenden në pozitë komode.

Por njëjtë nuk pritet të përballen Prishtina dhe Arbëria, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta. Bardhekaltërit ju duhet triumfi për të qenë një hap afër titullit, kurse dobrajasit kërkojnë tre pikët pasi janë në zonën e rrezikut për rënie nga elita.

Superliga – Java XXIX

E shtune – 15:00

Gjilani – Llapi

(Gjyqtarët: S. Isufi, S. Berisha, F. Abrashi, L. Jashari)

Prishtina – Arbëria

(Gjyqtarët: G. Shala, I. Kabashi, A. Ejupi, V. Ibërdemaj)

/GazetaSheshi/