Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante.
Pas tri dueleve të djeshme, Superliga e Kosovës sot na sjellë dy përballje mjaft të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampionët aktual të Superligës, KF Prishtina do të luajë ndaj Malishevës, me fillim nga ora 13:00.
Ndërkohë, 30 minuta më vonë do të fillojë ndeshja tjetër mes Llapit dhe Ulpianës. Ky ballafaqim do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Kujtojmë që ky stadium ka ndërruar fushën dhe sot do të luhet për herë të parë në tapetin e ri natyral.
/GazetaBlic Sport


