Sporti

Superliga vazhdon në mesjavë me xhiron e 24-të, vëmendja në derbin e madh kosovar

03/07/2022 22:00
nga:L J

BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva, teksa Ulpiana e Dukagjini përballen në Lipjan.

Prishtinën e pret një duel më i lehtë në letër pasi luan në udhëtim te Feronikeli.

Të enjten në program janë edhe dy sfida të tjera për tu zhvilluar, ku vëmendja është te derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.

Dueli tjetër i kësaj dite zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.

E mërkure 09.03.2022

13:00 Malisheva – Ballkani
13:00 Ulpiana – Dukagjini
13:00 Feronikeli – Prishtina

E enjte 10.03.2022

13:00 Drita – Gjilani
13:00 Llapi – Drenica