Sporti

Superliga e Kosovës vjen me disa ndeshje interesante sot

09/29/2021 09:32
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e shtatë.

Në program janë tri ndeshje shumë intersante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e shumë gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Skenderaj, Drenica dhe Malisheva, dy skuadrat që e kanë nisur në mënyrë të mrekullueshme edicionin e ri, do të ndeshen në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të dy ekipet kanë mbledhur nga 11 pikë dhe janë në pozitat dy dhe katër, andaj sot do të tentojnë që të vazhdojnë me formën e tyre të mirë.

Gjilani synon vazhdimësinë ndaj Llapit pas triumfit në derbin e madh ndaj Dritës. Kurse, Llapi synon fitoren e parë dhe rikthimin tek rezultatet pozitive.

Ballkani do të tentojë të marrë tre pikët ndaj Feronikelit dhe të vazhdojë të mbajë kreun e tabelës.

/GazetaBlic Sport/