Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri takime interesante, vëmendja te dueli, Gjilani – Llapi

03/19/2023 09:04
nga:E K

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.

Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Vëmendja kryesore padyshim se do jetë te dueli Gjilani – Llapi, në anën tjetër Ballkani është mysafir i Ferizajt, kurse Trepça ’89 e pret Dukagjinin.

/GazetaBlic Sport/