Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në derbin, Llapi – Gjilani

11/28/2021 09:41
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 16’të.

Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen 3 takime, shkruan GazetaBlic Sport.

Feronikeli e pret Ballkanin, Drenica udhëton në Malishevë, kurse derbi i ditës së sotme padyshim do të jetë mes Llapit dhe Gjilanit.

Skuadra e Tahir Batatinës, pret liderët aktual Gjilanin e Ismet Munishit.

Të tri ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/