Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon sot me këto tri duele interesante

10/16/2021 08:29
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e nëntë.

Në program janë tri ndeshje intersante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e shumë gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Dukagjini e pret Malishevën në shtëpi.

Ballkani udhëton në Gjilan për përballjen ndaj skuadrës së Ismet Munishit, kurse kampioni në fuqi, Prishtina e pret në “Fadil Vokrri” Llapin e Tahir Batatinës.

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/