Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon sot, këto janë duelet interesante

10/03/2021 09:12
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e tetë.

Në program janë tri ndeshje shumë intersante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e shumë gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Dueli kryesor i ditës së sotme do jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës.

Feronikeli e pret skuadrën e Ulpianës, kurse Llapi i Tahir Batatinës do ketë punë me Dukagjinin.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport./