Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë.
Ndeshjet e xhiros së ardhshme në elitën e futbollit kosovar do të luhen të mërkurën dhe të enjten, shkruan GazetaBlic Sport.
Të mërkurën, Gjilani e mirëpret Llapin, Drenica luan ndeshjen me Malishevën, kurse Ballkani synon rikthimin tek fitorja në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Kurse të enjten, Dukagjini i i Dallkut e pret Dritën – teksa Prishtina luan në kryeqytet ndaj Ulpianës.
Ja ndeshjet:
E mërkure
Gjilani – Llapi
Drenica – Malisheva
Ballkani – Feronikeli
E enjte
Dukagjini – Drita
Prishtina – Ulpiana
/GazetaBlic Sport


