Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e rradhës, tre takime interesante zhvillohen sot

02/18/2023 09:14
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 20’të.

Në planprogramin e ditës së sotme janë të parapara të zhvillohen tre takime, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi pret Trepçën ’89, Drita është nikoqire e Dukagjinit, kurse Prishtina luan në udhëtim ndaj Ferizajt.

Të tre takimet nisin me fillim nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/