Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot, na presin tri ballafaqime shumë interesante

02/26/2023 08:55
nga:L J

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime shumë interesante.

Dje, skuadra e Ferizajt arriti një fitore të madhe ndaj Dritës me rezultatin 2-1, teksa skuadra e Malishevës poashtu arkëtoi tre pikë me shumë rëndësi ndaj Drenicës, pasi fitoi me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, Superliga e Kosovës na dhuron përsëri tri duele interesante.

Skuadra e Prishtinës ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në Suharekë, Ballkani e mirëpret Dukagjinin, ku do fitoren pas dështimit të Intelektualëve.

Ndërkohë, në Gjilan, klubi i Zekrija Ramadanit ballafaqohet me Trepçën 89′.

/GazetaBlic Sport