Sporti

Superliga e Evropës e paralajmëron FIFA-në dhe UEFA-në

04/19/2021 11:38
nga:Mergim Rreci

Superliga e Evropës thuhet se i ka dërguar një letër FIFA dhe UEFA, duke kërkuar bashkëpunim, poashtu duke konfirmuar veprim ligjor ndaj kërcënimeve të tyre.

Mirror, përmes PA, ka publikuar një letër nga Superliga e Evropës, pasi 12 klube themeluese kanë vendosur të shkëputen për të krijuar një Ligë të re.

Superliga e Evropës kërkon bashkëpunim nga UEFA dhe FIFA, por është ende e ‘shqetësuar’ nga kërcënime që vijnë nga ato, përcjell GazetaBlic.

“Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA mund t’i përgjigjen nismës tonë duke kërkuar të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse,” lexonte letra, sipas The Mirror.

“Ne gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj se si mund të futet konkursi në ekosistemin e futbollit dhe të punojmë me ne për të arritur atë objektiv.

“Deklarata juaj zyrtare na detyron të ndërmarrim hapa mbrojtës për t’u siguruar nga një reagim i tillë i pafavorshëm, i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin e financimit nën grant, por, në mënyrë të konsiderueshme, do të ishte i paligjshëm.

“Për këtë arsye, SLCo ka depozituar një mocion para gjykatave përkatëse në mënyrë që të sigurojë krijimin dhe funksionimin pa ndërprerje të konkurrencës në përputhje me ligjet në fuqi” thuhet në të.

/GazetaBlic/