Sporti

Superliga e basketbollit vjen sonte me dy duele interesante

12/18/2025 16:05
nga:Mergim Rreci

Superliga e basketbollit kosovar vjen sonte me dy superduele, ndeshje që do të luhen në kuadër të xhiros së 12-të.

Bashkimi sfidon Golden Eagle Yllin, në Therandë, në një derbi rajonal, që është shumë i rëndësishëm. Prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi pësuan katër humbje, kurse therandasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Ndërkaq, në duelin tjetër përballen Bora dhe Trepça, skuadra këto që pas 48 orësh e sërish përballen në Mitrovicë. ‘Xehetarët’ fituan 72:90 të martën në ndeshjen e mbetur të javës së pestë dhe kaluan në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Superliga/Java 12

Sonte takohen:

18:45 Bashkimi-Golden Eagle Ylli

18:45 Trepça-Bora