Mbrëmë ka nisur sezoni i ri 2025/26 në Superligën e Basketbollit.
Ndeshja hapëse ishte ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, me kryeqytetasit që arritën të fitonin me rezultat të ngushtë 76-78.
Ndërsa sonte do të zhvillohen tre ndeshje, me vëmendjen kryesore që pritet të jetë te derbi mes kampionit të Kosovës, Trepçës dhe rivalit të tyre, Pejës.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, si dhe Bora-Rahoveci 029.


