Sporti

Superkupa në basketbollin vendor nis me dy super ndeshje

09/07/2024 13:23
nga:Mergim Rreci

Superkupa e Kosovës në basketboll do të nis këtë të shtunë me dy super ndeshje.

Fituesja e fundit e Superkupës dhe kampionia aktuale, Trepça do ta nis mbrojtjen e trofeut ndaj Borës, sfidë qe zhvillohet duke nisur nga ora 17:00.

Kurse në ballafaqimin tjetër do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin, duke filluar nga ora 20:00.

Të dielën do të ndeshen Peja me Proton Cable Prizrenin, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimi.

Ndryshe, Palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e super ndeshjeve të tetë klubeve të elitës, që do të garojnë për trofeun e çmuar.