Sporti

Superkupa mes Milanit dhe Interit, mësohet data dhe vendi se ku do të luhet ndeshja

07/01/2022 13:00
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit do të zhvillohet më 23 janar 2023 në Riad të Arabisë Saudite.

Milani vjen në këtë takim si fituesi i titullit kampion, kurse Interi si fitues i Kupës së Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat luftuan deri në fund për titullin, me Milanin që arriti të marrë në fund trofeun.

Pritet të jetë një ndeshje fantastike, aq më shumë për faktin se të dy skuadrat pritet të kenë edhe një merkato me përforcime të mëdha. Interi ka zyrtarizuar transferimin e Lukakut dhe Asllanit, kurse Milani ka siguruar shërbimet e Origit dhe pritet të ketë edhe disa ardhje të tjera.

/GazetaBlic Sport/