Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka ndjekur superkupën Kosovë-Diasporë, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngjarja është më shumë se një duel sportiv, festë e krenarisë kombëtare, e cila bashkon diasporën shqiptare me futbollin kosovar.
Postimi i tij i plotë:
Superkupa Kosovë-Diasporë: FC Kosova Düsseldorf vs FC Ballkani e cila po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.
Një ndeshje që i kalon kufijtë e futbollit – FC Kosova Düsseldorf përballet me kampionët e Kosovës, FC Ballkani, në kuadër të Superkupës Kosovë-Diasporë.
Ngjarje më shumë se një duel sportiv – është një festë e krenarisë kombëtare, e cila bashkon diasporën shqiptare me futbollin kosovar, duke dëshmuar lidhjen e pathyeshme me vendlindjen.