Fituesit e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, Chelsea dhe Villarreal CF do të përballen sonte në Superkupën e Evropës.
Ndeshja do të luhet në “Windsor Park” në orën 21:00, në Irlandën Veriore, shkruan GazetaBlic Sport.
Do të ketë një kapacitet të përgjithshëm maksimal prej 13,000 spektatorësh të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që synojnë këtë trofe.
Chelsea ka luajtur tre herë të tjera në Superkupë teksa ka triumfuar një herë në vitin 1998 kur mposhti Realin e Madridit, kurse nga ana tjetër për Villarealin kjo do të jetë hera e parë që do të marrë pjesë në këtë ndeshje të rëndësishme.
/GazetaBlic Sport/


