Revista FourFourTwo publikoi këtë të enjte një parashikim të bërë nga një superkompjuter në lidhje me Kupën e Botës, i cili e vendos Portugalinë në finalen e kompeticionit.
Kundërshtari do të ishte Argjentina, me një duel mes Cristiano Ronaldos dhe Messit, lojtarë që kanë fituar praktikisht gjithçka në karrierën e tyre, përveç një kampionati botëror, përcjell GazetaBlic Sport.
Pavarësisht ardhjes në lojën vendimtare, Botërori nuk do të përfundonte mirë për kombëtaren e Ronaldos. Sipas superkompjuterit, Argjentina do të fitonte, pas goditjeve të penalltisë.
FourFourTwo shpjegoi se këto rezultate janë marrë në bazë të të dhënave nga futbollistët e lojës EA Sports FIFA, por edhe në një kampion prej 192 ndeshjesh nga faza e grupeve dhe 64 nokaut të luajtura gjatë katër edicioneve të fundit të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/


