Sporti

Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier Leagues

01/04/2022 20:49
nga:Mergim Rreci

Kur bëhet fjala për futboll, parashikimet janë ndër temat kryesore.

Shpesh tifozët debatojnë se cili ekip do të triumfojë në fund. Megjithatë parashikimet ndonjëherë janë dhe llogaritje matematikore.

Një super kompjuter ka bërë parashikimin përsa i përket Premier Ligës, ku ka shpallur Manchester Cityn si kampion në fund të sezonit. Deri diku e pritshme duke parë që skuadra e Guardiolës është në vendin e parë me 10 pikë më shumë se rivalët.

Megjithatë këto janë të dhënat e një kompjuteri dhe sezoni është plot të papritura/ PS/.