Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 të RB Leipzigut ndaj Eintracht Frankfurt.
Lojtari që përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar shënoi një eurogol si dhe asistoi gjatë barazimit 2-2.
Fillimisht dha një pasim të shkëlqyer te Diomande, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (70’).
Pastaj, një minutë pa përfunduar koha e rregullt, me një goditje të fuqishme në korner të portës e la portierin thjesht të shtangur (89’).
Gruda kësisoj ka nisur të gjejë formën që s’po e arrinte te Brightoni shkaku i minutazhës së ulët, ndërsa fatkeqësisht publikisht ka shprehur dëshirë për të luajtur për Gjermaninë.
Ai mbetet ndër prioritetet e Shqipërisë megjithatë duket se e ka ëndërr përfaqësimin e Gjermanisë në Botërorin 2026.

