Sporti

Superdyshja e Barcelonës po garojnë për golashënuesin më të mirë në La Liga

12/04/2024 11:03
nga:Lorik J

Gara për trofeun prestigjioz ‘Pichichi’, që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës, po intensifikohet.

Me Robert Lewandowski-n që pushoi nga Hansi Flick në ndeshjen e Barcelonës kundër Mallorcas, Raphinha shfrytëzoi rastin për të lënë gjurmë.

Anësori brazilian shënoi dy gola, duke ngushtuar diferencën mes tij dhe Lewandowskit në listën e golashënuesve.

Golat e Raphinha-s e çuan totalin e tij në 11 në ligë, duke e vendosur atë të dytën në renditje pas Lewandowskit, i cili kryeson me 15 gola.

Kjo paraqitje sigurisht që ka bërë presion ndaj sulmuesit polak, i cili nuk ishte në fushë gjatë lojës.

Pas Raphinhas, Ante Budimir i Osasuna zë vendin e tretë me nëntë gola.

/GazetaBlic Sport