Sporti

Super Zhegrova pas dy asistimesh shënon edhe gol për Baselin

08/01/2021 18:05
nga:E K

Basel po shënon fitore bindëse ndaj Sionit 6-0.

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova po shkëlqen në këtë ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova ka kontribuar në tre gola deri tani në këtë duel.

Fillimisht Zhegrova asistoi 2 herë për bashkëlojtarët, në minutën e 15’të për Lopez dhe në minutën e 44’të për Arthur.

Në minutën e 55’të Zhegrova realizoi vetë një super gol pas një solo aksioni.

Ja goli:

/GazetaBlic Sport/