Skuadra e Tiranës do të ballafaqohet me Besiktasin në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Tirana do ketë përballë Besiktasin me 27 korrik, kur edhe do luhet ndeshja e parë në Stamboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifogrupi, “Fanatics” kanë konfirmuar udhëtimin e tyre të organizuar drejt Stambollit për të përkrahur ekipin e zemrës.
Ja njoftimi i tyre:
“Vazhdojne rezervimet per transferten e Besiktasit!
Shkojme bashke per te mbeshtetur ngjyrat bardhe e blu ne ndeshjen me te rendesisshme per ne!
Asgje nuk eshte e pamundur neqoftese te gjithe jemi aty, te kendojme 90min’ per dashnin’ tone pa kushte!
Te gjithe ne Stamboll!
Per TIRONEN”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


