Ousmane Dembele i cili e lëndoi gjurin kundër Hungarisë (1-1) do të mungojë në ndeshjen kundër Portugalisë të mërkurën, siç raportohet nga L’Equipe.
Sulmuesi pësoi një goditje në gju gjatë lojës, duke bërë që ai të largohej nga fusha para kohe, përcjell GazetaBlic Sport.
Mungesa e tij ndaj Portugalisë e privoi Didier Deschamps nga një zgjidhje e re sulmuese, ndërsa ai ishte zgjedhja e tij e parë deri më tani.
Megjithatë, trajneri i Blues do të jetë në gjendje të mbështetet në kthimin e Kingsley Coman, pasi u largua nga grupi për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij.
/GazetaBlic Sport


