Sporti

Super spektakël sonte në basketbollin kosovar, përballen Sigal Prishtina dhe Trepça

04/20/2023 10:41
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje do të zhvillohet sonte në Superligën e basketbollit kosovar.

Në kryeqytet, Prishtina dhe Trepça do të përballen në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kanë kanë nga një fitore dhe sonte pritet që kjo sfidë të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Fillimisht, Prishtina e fitoi ndeshjen e parë ndaj “Minatorëve” të enjten e kaluar, kurse të dielën, Trepça i barazoi shifrat në 1 me 1, në takimin e luajtur në Mitrovicë.

Kjo ndeshje fillon në ora 21:00 dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/