Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Finalja e madhe do të zhvillohet të nesër me fillim nga ora 17:00, atje ku na pret një ndeshje spektakolare në “Miazir Isma”, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat ishin fantastike deri në finale, me Prishtinë që kishte punë më të vështirë me skuadrën e Golden Eagle Yllit. Në anën tjetër, Trepça triumfoj ndaj Rahovecit.
Mitrovicasit janë fitues aktual të kësaj gare, ndërsa në përgjithësi e kanë fituar pesë herë Kupën, kurse prishtinasit kanë fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.
/GazetaBlic Sport/


