Sporti

Super përballje sonte në basketbollin kosovar, Prishtina dhe Trepça përballen në gjysmëfinalen e parë të ‘Play-off’-it

04/13/2023 16:11
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça përballen sot në ndeshjen e parë të ‘Play-off’-it në kryeqytet.

Dy rivalët e përbetuar në basketbollin kosovar pritet të dhurojnë spektakël dhe emocione në ndeshjen e sontme, përcjell GazetaBlic Sport.

Trepça e mposhti skuadrën e Prishtinës në finalen e Kupës dhe pikërisht në këtë seri kryeqytetasit do të tentojnë të hakmerren për këtë gjë.

Prishtina për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 2019, ndërsa Trepça në vitin 2012.

Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça fillon në orën 20:30.

/GazetaBlic Sport/