Sporti

Super ndeshje sot në Serie A, vëmendja tek derbi Juventus – Roma

12/30/2023 10:19
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen me disa ndeshje interesante në ditën e sotme.

Kryendeshja do të zhvillohet në Torino, atje ku Juventus dhe Roma do të përballen me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshje tjetër interesante është ajo mes Milan dhe Sassuolo, takim ky që nis nga ora 18:00.

Atalanta e Gjimshitit do të përballet me Leccen e Ramadanit, kurse Bologna luan në transfertë ndaj Udinese.