Sporti

Super ndeshje sot në Ligën e Kombeve, Italia dhe Gjermania përballen në “Renato Dall’Ara”

06/04/2022 10:17
nga:Mergim Rreci

Disa ndeshje fantastike do të zhvillohen sot në Ligën e Kombeve.

Italia dhe Gjermania do të përballen në “Renato Dal’Ara”, atje ku pritet të jetë një super ndeshje tek klasikja evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

“Azzurët” nuk kanë aspak një moment të mirë, kurse kombëtarja e Flick duket se po kthehet tek forma e lartë.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Hungarisë dhe Anglisë, me të dy kombëtaret që tashmë kanë një rivalitet të madh mes tyre.

Këto janë të gjitha takimet e ditës së sotme.