AC Milan dhe Roma përballen sonte në Kupën e Italisë.
Ndeshja që i përket fazës çerekfinale pritet të jetë shumë interesante dhe e rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Kuqezinjtë janë mposhtur vetëm një herë nga Roma që nga viti 2017 në San Siro, por që kryeqytetasit triumfuan pikërisht në vitin e kaluar në ndeshjen e Europa League.
Të drejtuarit e Sergio Conceicao kërkojnë t’i japin fund një pritjeje të gjatë për sukses në këtë kompeticion, me trofeun e tyre të fundit të Kupës së Italisë që e kanë fituar në vitin 2003.
Transferimet e fundit të Rossonerëve, Santiago Gimenez, Kyle Walker dhe Joao Felix pritet të kenë minuta në këtë takim, por nuk specifikohet ende se a do të jenë titullar apo jo.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


