Në La Liga sot zhvillohen ndeshjet e radhës.
Në program janë disa ndeshje interesante, atje ku në fushë zbresin Barcelona, Atletico Madrid e Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshje më të lehtë në letër ka Atletico Madrid që pret në shtëpi Mallorcan, por jo edhe aq lehtë pritet të jetë për Barcelonën e Xavi-t ndaj Betisit të Manuel Pellegrinit. Barcelona ka dy fitore në dy ndeshje nën urdhërat e Xavit dhe sot synon fitoren e tretë.
Një super ndeshje do të zhvillohet në ora 21:00, në “Reale Arena” do të takohen Real Sociedad dhe Real Madrid. Skuadra vendase ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë edicion dhe sonte do të tentojë që një rezultat të tillë ta marrë edhe ndaj Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/


