Sporti

Super ndeshja me PSG-në, Pep Guardiola tregon se do të dëshironte që Messi të luajë sonte

09/28/2021 11:12
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve rikthehet sonte në xhiron e dytë.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG – Manchester City dhe AC Milan – Atletico Madrid janë dy ndeshjet kryesore të së martës.

Ndeshja në mes PSG dhe Manchester City pritet të ofrojë një spektakël të madh në fushë, me dy skuadrat që kanë futbollistët më të mirë në radhët e tyre.

Leo Messit pritej të jetë nga minuta e parë në këtë takim, por tashmë mediat e ndryshme fanceze raportojnë se ai do të aktivizohet vetëm për disa minuta në këtë ndeshje për shkak se sapo është rikthyer nga një lëndim i lehtë në gju.

Pep Guardiola, i cili fitoi 14 trofe me sulmuesin gjatë katër viteve së bashku në “Camp Nou”, e pret në fushë.

“Largimi i tij nga Barcelona ishte një surprizë për të gjithë, por kjo ndodhi. Tani të gjithë e pranojnë. Shumë kohë më parë nuk mund ta imagjinoje, por ja që ndodhi. Në jetë nuk ka asgjë të sigurt. Unë jam shumë i bindur se ai do të jetë i lumtur në Paris. Karriera e tij është e jashtëzakonshme. Shpresojmë që ai të mund të luajë ndaj nesh, për të mirën e kësaj loje”, tha Guardiola në konferencë.

/GazetaBlic Sport/