Sporti

Super lojtari largohet nga Arbëria, transferohet te Vushtrria

12/30/2021 21:43
nga:E K

Futbollisti i njohur, Leart Emini është larguar nga KF Arbëria.

Pas problemeve që kishte në klubin nga Dobraja e Lipjanit, disa nga futbollistët kyç të kësaj skuadre kanë vendosur të largohen.

Pas Dion Zabërgjës, GazetaBlic Sport mëson se i larguari i rradhës është futbollisti Leart Emini.

Emini pas largimit nga Arbëria duket se është marrur vesh me skuadrën e tij të re.

Ai është në bisedime me skuadrën e Vushtrrisë, dhe në pjesën e mbetur të sezonit mund ta shohim te skuadra e njohur kosovare.

Për të ardhmen e tij do të na njoftojë në ditët në vijim.

/GazetaBlic Sport/