Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mediumet e afërta me klubin e Barcelonës kanë njoftuar se mbrojtësi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë ditës së sotme, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas ARA, lojtari i ekipit të parë të Barçës, Clement Lenglet rezultoi pozitiv me koronavirus.
Pas disa ditësh pushime Krishtlindjesh, lojtarët janë thirrur pasditen e kësaj të marte për t’u rikthyer në stërvitje dhe për të nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës më 2 janar në Son Moix, kundër Mallorca.
Megjithatë, Lenglet pas testit të kryer sot ka rezultuar pozitiv.
/GazetaBlic Sport


