Sporti

Super lajm për madrilenët para “El Clasico”, Carvajal – Huijsen dhe Arnold janë gati

10/23/2025 12:50
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, mori lajme të mira në lidhje me lojtarët e lënduar disa ditë para El Clasicos së parë të sezonit kundër Barcelonës.

Tre mbrojtës kyç – Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal – pritet të rikuperohen me kohë dhe të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër “Blaugranasve”.

Nëse nuk ka lëndime të reja para ndeshjes, vetëm David Alaba, Antonio Rudiger dhe ndoshta Dani Ceballos do të jenë jashtë, pasi edhe Ferland Mendy është rikuperuar.

Real Madridi pret Barcelonën në Santiago Bernabeu të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15.

/GazetaBlic Sport