Sporti

Super lajm: Nga nesër biletat për ndeshjen Ballkani – Ludogorets shiten edhe në Prishtinë

07/09/2023 19:23
nga:L J

Skuadra e Ballkanit të martën luan ndeshjen e parë në Europë për kualifikueset 2023/24.

Ballkani luan të martën ndaj Ludogorets me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga nesër biletat për këtë ndeshje do të shiten edhe në Prishtinë.

Biletat do të shiten tek stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ja njoftimi i klubit:

BILETAT EDHE NË PRISHTINË!?
Të gjithë të interesuarit në kryeqytet, për t’u pajisur me biletat e vlefshme për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërmjet BALLKANIT dhe Ludogorets, mund t’i sigurojnë ato që nesër (e hënë), te hyrja VIP1 – zyra e mediave, brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Siguroje vendin tënd dhe të afërmve tuaj, për ta përkrahur kampionin e Kosovës”, shkruhet në postimin e FC Ballkanit.