Vjeshta pothuajse është duke shkuar drejt fundit, por kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar prurjet muzikore nga artistët.
Shumë emra të njohur kanë përfunduar projektet e reja dhe do të lansohen në ditët në vazhdim, shkruan GazetaBlic.
Sipas fotografive që po qarkullojnë në rrjet, artistët tanë shihet se kanë gati shumë hite të cilat mezi po i presim.
DAFINA ZEQIRI DHE MC KRESHA

Dafina Zeqiri javë më parë lansoi albumin “Dafinë Moj” ku solli bashkëpunime me emra të shumtë të estradës.
Një ndër këngët që publikoi ishte bashkëpunimi me rep artistin Mc Kresha.
Por artistët si duket nuk janë ndalur me kaq, ata kanë punuar në realizimin e videoklipit të këngës së tyre “Vet e Lype”, i cili do të publikohet sonte në orën 18:00 në platformën Youtube.
View this post on Instagram
NOIZY DHE MOZZIK

Noizy dhe Mozzik janë “përplasur” me postime në “story” ku gjithçka ka nisur pas paralajmërimeve të të dy artistëve për këngë të reja.

Nuk ka munguar as replika e këtij të fundit i cili këtë replikë të reperit e ka quajtur “blla blla”, konkretisht llomotitje.
Por, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë forma atipike e paralajmërimit të një bashkëpunimi të dyshes me njëri-tjetrin.
“Planin” e ka dekonspiruar Rvchet, producenti i OTR që mes tjerash në story komunikimin e ka interpretuar si bashkëpunim, postim i cili më pas është fshirë shpejt nga story.

LOREDANA DHE DON XHONI

Prej disa javësh dyshohet sa i përket një bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Loredanës.
Dyshja u panë shumë të afërt gjatë verës, kur artistja qëndronte në Kosovë për qejf dhe për punë.
Ajo u pa prezente në publik në një nga koncertet e Don Xhonit teksa shkëmbyen mes vete edhe dhurata.
E më në fund është zyrtare.
Don Xhoni dhe Loredana kanë gati duetin e përbashkët që vjen më shpejt nga ç’mund ta keni imagjinuar./GazetaBlic/



