Sezoni i verës tashmë ka filluar ku edhe angazhimet e këngëtarëve janë të shumta.
Shumë këngë, hite e mbi të gjitha shumë bashkëpunime vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes tek ndjekësit dhe mediet rozë, shkruan GazetaBlic.
Arilena Ara ka ndarë vazhdimisht foto nga studioja muzikore duke i lënë të gjithë në pritje të publikimit të një kënge të re. Por, kësaj radhe, Arilena ka gati albumin e parë të karrierës së saj.

Albumi quhet “POP ART” dhe ndonëse nuk e ka bërë ende të ditur datën e publikimit, Arilena thotë se do të vijë shumë shpejt.

Madje, Arilena ka shuar kureshtjen e fansave të saj duke ndarë disa pjesë të albumit teksa ka treguar se cilët janë artistët me të cilët ka bashkuar forcat.
Bëhet fjalë për reperin shqiptare, Noizy, ku nesër ( E Premte) do të publikohet ky bashkëpunim me Arilenën.
“MURDERER” është titulli i këngës së dyshes.

Dafina Zeqiri do të jetë pjesë e albumit të Arilenës, dyshja kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e shumëpritur të titulluar “Thirre policinë”. Kjo është hera e parë që dy artistet më në zë të momentit bëhen bashkë.

Përfaqësusi i shtetit të Zvicrës në “Eurovision”, Gjon Muharremaj, po ashtu është pjesë e këtij albumi ku kënga e mban titullin “Dance me”.

“Stafeta” është kënga e cila mezi pritet nga ndjekësit, kjo këngë në bashkëpunim me Arilenën dhe 2po2 do ta rikthej reperin në skenë pas një kohe të gjatë./GazetaBlic/

View this post on Instagram


