16 vite më parë, zhvillohej një nga ndeshjet më të bukura, por edhe më të përfolura në Ligën e Kampionëve.
Chelsea dhe Barcelona përballeshin në ndeshjen kthyese në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me takimin e parë që kishte përfunduar me shifrat 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
📅 On this day, 16 years ago, Andres Iniesta happened.. pic.twitter.com/6OLMw9z0uM
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 6, 2025
Ndeshja kthyese u shoqërua nga një rivalitet i madh, kurse nisi shumë mirë për skuadrën angleze, e cila mori avantazhin me super golin nga Essien. Megjithatë, me anë të një goli të mrekullueshëm në fund të ndeshjes, Andres Iniesta i siguroi Barcelonës finalen e madhe, atë vit kur edhe fituan tripletën e famshme.
Lojtarët e Chelsea ishin ankuar shumë në referimin që bëri gjyqtari Tom Henning Ovrebo, i cili më pas kishte pranuar se kishte bërë disa gabime.
/GazetaBlic Sport/


