Showtime

Sunny Hill zbulon emrin e ri që vjen në Prishtinë, artisti italian Blanco i bashkohet listës së artistëve të njohur

07/01/2026 17:09
nga:L J

Pasi u bë e ditur se artisti i njohur skocez Lewis Capaldi do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, organizatorët kanë zbuluar edhe një emër të ri.

Listës së artistëve me famë botërore që do të performojnë në Kosovë i është bashkuar edhe këngëtari italian Blanco.

Blanco është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës italiane, i njohur për stilin e tij unik si dhe për zërin e tij karakteristik.