Pas dështimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj ka dhënë një lajm të mirë për kosovarët.
Ai ka konfirmuar mbajtjen e festivalit “RLIOF” në Prishtinë, nga 21 deri më 31 korrik.Lehaj ka thënë se është zgjedhur kjo periudhë, meqë edhe mërgata është në Kosovë.
Tutje, Ramaj ka thënë se në mbrëmjet e festivalit tij do jenë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.“Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.
“Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar Lahaj.
Postimi i tij i plotë:
Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë.
Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapsirë të veçantë Workshop-eve ( Punëtorive).Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.
Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku.Përqafime, e mirë mbetëshi.