Lajme

Sulmuesit e Gazmend Muhaxherit, përkrahës të Albin Kurtit

10/26/2024 14:26
nga:Y I

Mëngjesin e sotëm u sulmua fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ky sulm ka nxitur reagime të shumta në publik dhe nga i tërë spektri politik.

Paparaci ka ‘zbardhur’ emrat e dy sulmuesve, e ata janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.

Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës për sulmin ndaj Muhaxherit. Lulajt dalin të jenë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo dëshmohet në bazë të postimeve të tyre në rrjetin social Facebook, ku kanë shpërndarë postime të ndryshme përkrahëse ndaj liderit të tyre Albin Kurti, e partiakëve të tjerë.

Këshilltari politik i ministrit Liburn Aliu, Berat Ganiqi, ishte i pari ai i cili postoi edhe videon.

E pastaj ndryshoi tekstet me fjalët “Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq”.

Ku disa orë më vonë ‘zbuti’ reagimin duke thënë se ‘Dhuna nuk zgjidh probleme’.

 

Prokurorja e rastit të sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është duke e bërë gati kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të dy të dyshuarve, të cilët janë në mbajtje për 48 orë.

Këtë e bëri të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.

I njëjti ka shtuar se është herët që të dihen motivet e sulmit të sotëm që ndodhën ndaj Muhaxherit.

Ndërkohë avokati i Gazmend Muhaxherit ka theksuar se sipas kryetarit, arsyet e sulmit kanë të bëjnë me pozitën e tij si kryetar.

/Gazeta Blic/

 

Ky është i dyshuari për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Po bëhet gati kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve që sulmuan Muhaxherin

Publikohet momenti i sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri!

Avokati i Muhaxherit jep detaje për sulmin, beson se arsyea lidhet me punën e tij si kryetar